Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu në 34 vjetorin e rënies së tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ata i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Sot, në 34-vjetorin e rënies, kujtojmë e nderojmë dy heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Ata i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Pa asnjë dyshim, Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare.”, u shpeh Haradinaj.
“Lavdia u takon të rënëve në secilën etapë të historisë sonë të lavdishme!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell