Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është e pakuptueshme se si disa politikanë e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.
Sipas tij, bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur, prandaj nuk ka nevojë të sillemi si protektorat.
“Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit. Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror. Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare”, ka shkruar ai.
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...