Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme.
Haradinaj ka thënë se mobilizimi në diasporë, organizimet e brendshme dhe qeverisja në pesë komuna, i kanë dhënë rezultatet e veta.
“Është evidente që Aleanca, po kthehet në adresë politike për shumë nga ju. Organizimet e brendshme, mobilizimi në diasporë, qeverisja me duar të pastra e Aleancës në 5 komuna të rëndësishme të vendit si dhe kursi i ynë politik në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, tashmë po i japin rezultatet e veta”, ka shkruar ai në Facebook.
“Sipas sondazheve kredibile Aleanca qysh sot ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme”, ka shkruar./Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...