Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia që ai drejton është e gatshme të kontribuojë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, nëse propozimi për kryeparlamentar ndryshon nga ai aktual i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Ai theksoi se AAK është e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera opozitare, në rast se ekziston vullneti për të gjetur një rrugëdalje që do të mundësonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe hapjen e rrugës për formimin e qeverisë.
“Edhe në të kaluarën ka pasur negocim për kryeparlamentar. Nëse duhet vota e opozitës që ka ndodhur për të bashëkvotuar gjithë parlamenti për kryetarin, ka logjikë për të diskutuar me opozitën edhe kandidati. Një kandidat më koncensual se Haxhiu. Ne kemi dhënë disa mendime, po të ishte ndonjë kandidat tjetër për ta votuar. Jemi të hapur nëse opozita dhe partitë tjera dëshirojmë të gjejnë një rrugë për të kaluar përtej konstituimit të Kuvendit që të fillojë koha për qeverinë, edhe ne si Aleancë jemi të hapur”, ka deklaruar Haradinaj.
Deklarata e tij vjen pas dështimit të dy përpjekjeve për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, për shkak të mungesës së votave të nevojshme.
Në vazhdimin e katërt të seancës konstituive, që u mbajt sot, Glauk Konjufca nuk e propozoi fare kandidaturën e Haxhiut, duke theksuar se situata aktuale kërkon një marrëveshje politike./Telegrafi/
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...