Haradinaj: AAK alternativa më serioze politike për bashkatdhetarët

19:00 | 16 Korrik 2023
Diellza Gashi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, për momentin po qëndron në Gjermani.

Haradinaj ka njoftuar se është duke e zhvilluar një vizitë në Gjermani dhe i ka takuar disa bashkatdhetarë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ka takuar edhe strukturat e kësaj partie në qytetin e Mynihut.

Ai tha se subjekti politik që drejton po kthehet në alternativë serioze politike për diasporën dhe sipas tij, shumë nga bashkatdhetarët po i bashkohen këtij subjekti.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ndjen peshën dhe rëndësinë që ka mërgata, me mirënjohje të përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetndërtimit”, tha Haradinaj./Arbresh.info/