Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër Ramush Haradinaj, ka takuar strukturat udhëheqëse të Aleancës së Gruas në Rahovec.
Ai me këtë rast ka thënë se Gratë e Aleancës janë shtylla kryesore e organizimit tonë.
“Në një takim frymëzues me strukturat udhëheqëse të grave të Aleancës në Rahovec, u dëshmua edhe një herë forca dhe vendosmëria e zonjave tona për të çuar përpara vizionin e përbashkët për një Kosovë fituese. Gratë e Aleancës janë shtylla kryesore e organizimit tonë dhe kontribuuese të pakompromis në përpjekjet për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar”.
Haradinaj ka listuar edhe prioritetet programore për fuqizimin e rolit të gruas.
“ Programi ynë për fuqizimin ekonomik të grave është konkret dhe i matshëm: – 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizneset e reja të udhëhequra nga gratë, – platformë online për 1000 sipërmarrëse, – subvencione për lehonat, – reforma për orar fleksibil pune dhe rritje të numrit të çerdheve publike”./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...