Ka vazhduar edhe sot aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me interesim të theksuar për vizitë në ambientet e brendshme të institucionit.
Hapja e dyerve të Kuvendit, në ditën e dytë solli rreth 250 bashkatdhetarë, me vendbanim në shtete të ndryshme të botës, por që aktualisht po qëndrojnë për pushime në Kosovë.
Ndërkaq, gjatë dy ditëve të aktivitetit, Kuvendin e vizituan rreth 450 bashkatdhetarë gjithsej.
Bashkatdhetarët u pritën nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare dhe zyrtarët përgjegjës të administratës.
Ata vizituan mjedise të ndryshme të punës dhe u njohën me rolin, veprimtarinë dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.
Gjatë qëndrimit në Kuvend dhe takimeve me deputetë, bashkatdhetarët shprehën interesimin e tyre për zhvillimet në Kosovë dhe për shumë çështje preokupuese për ta. /arbresh.info/








Zhduket një grua në Prizren, policia në kërkim të saj
Endrick: Ndihem shumë i lumtur tek Lyoni nëse duhet të ktheh...
Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj zyrtarëve p...
Vjedhje e rëndë te Rruga C, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Luhet për finalen e madhe, Arsenal dhe Atletico zbresin sont...
Tentim vrasje në Prishtinë