Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, e cila po konsiderohet si më e madhja në rajon, është hapur sot.
Në mënyrë simboli pacienti i parë i saj është bërë kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se nga sot, kujdesi shëndetësor në Mitrovicë ka marrë një dimension tjetër.
“Nga sot, kujdesi shëndetësor në Mitrovicë mori një dimension tjetër. Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila është më e madhja në rajon, ia hapëm dyert. Simbolikisht u bëra unë pacienti i parë, me një kontroll rutinore, sepse kjo qendër është për të gjithë. Në këto ambiente moderne, 24 orë në ditë do të ketë shërbime cilësore për të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Urime të përzemërta të gjithë qytetarëve të Mitrovicës. Kujdesin shëndetësor po e rrisim me ju dhe për ju!”, ka shkruar Hamza.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic