Sot në Rahovec u bë hapja e panairit të verës “Cakrrojmë gotat”, një ngjarje kjo që do të vazhdojë edhe më 28, 29 dhe 30 dhjetor 2024 në rrugën “Xhevat Kasapi” në këtë qytet.
Kryetari i komunës, Smajl Latifi, në një postim në Facebook thekson se ky panair, i organizuar nga Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës, sjell në zemër të qytetit traditën dhe cilësinë e verës më të mirë nga e gjithë Kosova.
“Ky panair është i rëndësishëm, ku veraritë tona prezantojnë punën, pasionin dhe produktet e tyre unike. Ju ftoj të gjithëve që të merrni pjesë, të shijoni verërat më cilësore dhe të përjetoni mikpritjen e Rahovecit!”
“Bashkërisht po promovojmë traditën tonë të verës, zhvillimin ekonomik dhe kulturor të qytetit tonë. Mirë se vini në Rahovec, në Panairin e verës “Cakrrojmë gotat”! ”, shkroi tutje Latifi.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë