Sot në Vushtrri u hap Panairi Veror i Ndërmarrësisë me moton: “Rajoni Veri: Vendi i diversitetit kulturor dhe shumëllojshmërisë së produkteve”.
Ky aktivitet u organizua nga Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal (ARDA), që financohet nga BE, në bashkëpunim me komunat e rajonit ekonomik Veri dhe komunën nikoqire.
Panairi është një ngjarje dy-ditore e dizajnuar si një mundësi për prodhuesitdhe përpunuesitvendorë dhe të artizanalevetë promovojnë produktet e tyre, përderisa për komunat respektive një mundësi për të promovuar imazhin e tyre si një rajon i dalluar me traditë dhe kulturë në ndërmarrësisë.
“Kam kënaqësinë të shoh ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të mbështetura nga Zyra e Bashkimit Europian tëjenë rritur dhe sot ekspozojnë produktet e tyre ne këtë panair”, tha Shefi i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë Christof Stock
ndërsa, kryetari i Vushtrrisë Bajram Mulaku falnderoi Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë për mbështetjen e ofruar në zhvillimin ekonomik lokal dhe vuri në pah angazhimin e komunës për një mbështetje më të fuqishme në zhvillimin e agrobiznesit.
Ai ka bërë me dije komuna në vitin aktual ka dyfishuar subvencionimin e sektorit të bujqësisë në krahasim me vitin paraprak – nga 159.000 në 330.000 euro.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...