Hapet Panairi i Edukimit

12:10 | 19 Prill 2018
V. S.

Për dy ditë me radhë në sallën “1 Tetori” do të jenë të hapura dy panaire ai i Edukimit dhe Panairi i Turizmit e Sportit, organizuar nga CEO – Congress & Event Organization.

Në panairin e Edukimit përveç institucioneve nga vendi janë ekspozues edhe universitete nga Gjermania, Holanda, Finlanda, Sllovenia, Letonia si dhe universitete nga vendet e rajonit, si Shqipëria dhe Maqedonia.  Për studentët janë paraparë bursa studimi dhe zbritje atraktive.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se panairi do të jetë mundësi e mirë të ju ofrojë studenteve informacione duke mundësuar ngritjen e vetëdijes për orientimin e duhur në karrierë e përcaktuar drejtë për studime në universitete të përshtatshme të cilat bëjnë përgatitje cilësore për tregun e punës, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

“Sot është një ditë e madhe një ditë e mirë sepse po fillon panairi. Kjo traditë e panaireve po tregon që ne jemi në rritjen e standardeve, por edhe të rinjtë tanë kanë të drejtë t’i kenë informatat në kohë në veçanti nga ajo që po shihet këtu është që kemi pjesëmarrje të madhe të shkollave profesionale. Ne kemi nevojë që të rinjtë tonë të orientohen drejt nevojave të tregut. Konsideroj që jo vetëm në këtë panair, por ne vazhdimisht kemi nevojë për informacione”, tha ai./klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale