Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në fjalimin hapës në Kuvendin e partisë, ka thënë se këtë Kuvend e ka mbledhur vetë, pa pritur që të krijohen zhurma apo të jepen ultimatume.
Ai ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve nuk është vetëm një rezultat politik, por pasqyrë e përpjekjeve, mundit dhe sakrificës së shumë njerëzve, të cilët pesë vitet e fundit e panë LDK-në të shembet para syve.
“Jemi mbledhur këtu në këtë Kuvend sepse kështu e kërkon përgjegjësia, kështu e kërkon LDK. Ky Kuvend nuk më është mbledhur, e kam thirrur dhe mbledhur vet, nuk kam pritur të bëhet zhurma dhe as të jepen ultimatume që u bën gjithsesi.
“Akti i parë i këtij obligimi moral është ballafaqimi, me rezultatet, me pritjet, me anëtarësinë, me vetveten, mbi të gjitha mbi të ardhmen tonë”.
“Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet, dhe të them po, se përgjegjësia është e imja. Dhe se po, vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askush tjetër të vendos për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”, tha ai.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...