Të hënën në mbrëmje është hapur ekspozita e punimeve në pikturë “Mitrovica Art Colony” në Galerinë e Arteve në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë Ibrit.
Punimet e tyre i kanë shfaqur piktorë të njohur nga të gjitha viset e Kosovës e të Shqipërisë dhe nga Novi Pazari.
Nënkryetari i Komunës, Faruk Mujka, tha se piktorët e shumtë që kanë marrë pjesë në Koloninë e Piktorëve në Mitrovicë, e kanë nderuar Mitrovicën dhe qytetarët e saj, si me pjesëmarrje, ashtu edhe me punime të shkëlqyeshme me motive nga qyteti dhe rrethina e tij.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, tha se ekspozita tashmë tradicionale, sivjet është më së miri e organizuar dhe i ka punimet më të bukura se ato të mëparshme. Ai falënderoi piktorët që për herë të parë gjatë kësaj kolonie kanë dalë edhe në veri ku kanë realizuar piktura të shkëlqyeshme.
Për të gjithë pjesëmarrësit, janë ndarë mirënjohje, të cilat ua dorëzuan nënkryetari Faruk Mujka, drejtori Tafil Peci dhe kryetari i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Mitrovicës, Shyqyri Çeliku.
Ekspozita do të jetë e hapur 10 ditë.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata