Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas kërkesës nga qytetarët dhe nevojës që shërbimet laboratorike të jenë prezente në çdo lagje të Prishtinës, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare funksionalizuan edhe dy laboratore të reja, shkruan arbresh.info.
“Nga sot, qytetarët e Lagjes Velania dhe Lagjes së Muhagjerëve, do të kenë mundësi që analizat laboratorike t’i kryejnë në Qendrat e Mjekësisë Familjare pranë këtyre lagjeve. Kjo plotëson një vakum për qytetarët e këtyre lagjeve të cilët është dashur t’i marrin këto shërbime në lagje të tjera. Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zgjerimin dhe në ofrimin sa më korrekt të shërbimeve shëndetësore për qytetarët dhe në uljen e kohës së pritjes për këto shërbime”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës./Arbresh.info.

Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...