Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-adresimi, u ka bërë thirrje mërgatës kosovare, që të aplikojnë në “Programin për Diplomaci Qytetare”.
Kurti, ka thënë se mërgata është një nga kontribuuesit më të rëndësishëm në vend. Sipas tij, programi i qeverisë do të ofronte mundësi që profesionistët nga mërgata të behen pjesë e vendimmarrjes në institucionet e Kosovës.
“Mërgata jonë gjithmonë ka qenë një nga kontribuesit më të rëndësishëm të popullit tonë për Republikën tonë. Me Qeverinë tonë, ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata”.
“Ky program ka për synim angazhimin e diasporës tonë direkt në institucionet tona. Nëpërmjet Programit për Diplomaci Qytetare duam ta formalizojmë angazhimin tuaj fillimisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e pastaj edhe nëpër institucionet e tjera të vendit” është shprehur Kurti.
Mes tjerash, Kurti thotë se afati i fundit për aplikim është data 28 gusht dhe bashkatdhetarët mund të bëhen pjesë duke aplikuar në faqen www.cdfellowship.com/arbresh.info/
Adresimin i Kurtit
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...