Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për zhvillim të madh drejt të ardhmes digjitale në kryeqytet.
Rama ka thënë se bashkë me Gjirafan dhe pesë kompani të tjera, po planifikojet zhvillimi i një Tech Hub në Parkun e Bërnicës.
‘’Sot shënojmë një hap të madh drejt së ardhmes digjitale të Prishtinës. Komuna e Prishtinës, së bashku me Gjirafa Inc. dhe pesë kompani të tjera të teknologjisë, po planifikojne të zhvillojmë një Tech Hub të ri në Parkun Industrial Ekologjik në Bernicë”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit theksoi se Prishtina po konsolidohet si kryeqytet i të ardhmes digjitale.
“Krenaria jonë janë kompanitë e tilla që jo vetëm konkurrojnë në tregun global, por zgjedhin të rikthejnë suksesin në Kosovë duke krijuar punësim e zhvillim. Mërgimi është shembull i gjeneratës që e ktheu ekspertizën këtu dhe e shndërron Prishtinën në qendër rajonale të inovacionit. Prishtina po konsolidohet jo vetëm si kryeqytet i Kosovës, por si kryeqytet i së ardhmes digjitale të botës”, ka shkruar Rama.
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...