Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë, 39.7°C ( 40°C) .
Meteorologu Besim Aliu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo ka ndodhur për shkak të pozitës gjeografike të Hanit të Elezit.
“Kjo ndodh për shkak të pozitës së tij gjeografike dhe karakteristikave klimatike të rajonit. Më konkretisht, Hani i Elezit ndodhet në një luginë të ngushtë dhe të mbyllur, që e bën atë më të prirur ndaj grumbullimit të nxehtësisë, sidomos gjatë verës. Përveç kësaj, qarkullimi i ajrit në këtë zonë është i kufizuar, duke e vështirësuar freskimin natyror të atmosferës. Gjithashtu, lartësia e ulët mbidetare ( rreth 400m),ndihmon që ajri të ngrohet më shpejt, duke çuar në temperatura më të larta krahasuar me pjesët tjera të vendit”, ka shkruar Aliu
Sipas tij, stacioni automatik atje është vendosur në fund të vitit të kaluar dhe më herët nuk kemi pasur shënime të elementeve dhe dukurive meteorologjike./Arbresh.info
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...