Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Prishtinë gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2019, ka pajisur me karroca 156 persona në total.
126 prej tyre ishin karroca të reja, 25 të përdorura dhe 5 karroca speciale.
85 femrave dhe 71 meshkujve u janë përshtatur karrocat në hapësirat e HANDIKOS-it, si dhe janë trajnuar për përdorimin e tyre.
HANDIKOS, poashtu gjatë kësaj periudhe ka ofruar 23 paterica CRU/CRUS , 17 shëtitore, 4 krevetë ortopedikë, një palë rrota të jashtme dhe një jastek.
Në qendrën e HANDIKOS-it, që nga viti 2005 funksionon punishtja ku montohen dhe përshtaten karrocat sipas kërkesave dhe nevojës./arbresh.info/

Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...