Kryetari i Komunës së Mitrovicës njëherish edhe kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza nëpërmjet një videoje ka treguar për investimet që ka bërë në fushën e arsimit në shkollat e komunës së Mitrovicës.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur për punën e bërë dhe ka thënë se me angazhim dhe përkushtim, një ndryshim i ngjashëm mund ta bëhet në tërë Kosovën, shkruan Arbresh.info.
“Çdo investim në arsim është investim në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë. Jam i lumtur që, përkundër kufizimeve dhe pengesave të shumta, ndryshime rrënjësore kemi bërë edhe në sektorin e arsimit në Mitrovicë”, ka shkruar Hamza.
“Ndryshimet që i kemi bërë në Mitrovicë janë shembull i qartë se me angazhim dhe përkushtim mund t’i bëjmë edhe në tërë Kosovën”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit