Kryetari i Komunës së Mitrovicës njëherish edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka vizituar ekspozitën e artistit të famshëm shqiptar, Petrit Halilaj, të quajtur “Abetare” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza shkroi se Halilaj ka arritur majat e artit botëror, shkruan Arbresh.info.
“Petrit Halilaj, djaloshi nga Runiku i Drenicës, nga kampet e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë ka arritur majat e artit botëror. Në mes takimeve të shumta, ndjeva obligim dhe kënaqësi të veçantë të gjej pak kohë ta vizitoj Muzeun Metropolitan, ku Petriti ka ekspozitë të madhe personale me titull shqip ‘Abetare’, inspiruar nga vizatimet në bankat e shkollave në Kosovë e Ballkan”, ka shkruar ai.
Tutje Hamza ka thënë se ndjehet krenar me Halilajn dhe artistët e sportisët e tjerë që vendosin emrin e Kosovës në galeri, arena sportive dhe ballina të gazetave më të njohura./Arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK