Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke e cilësuar këtë festë si një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve familjare dhe shoqërore, raporton Gazeta Sinjali.
Hamza theksoi se Fitër Bajrami vjen pas një muaji përkushtimi dhe reflektimi, duke na rikujtuar rëndësinë e solidaritetit, mëshirës dhe respektit për njëri-tjetrin, shkruan Arbresh.info.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që në këtë ditë feste të jenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke treguar kujdes e mirësi.
“Kjo ditë e shënuar, që vjen pas një muaji reflektimi dhe përkushtimi, forcon lidhjet mes familjeve, miqve dhe komunitetit tonë, duke na kujtuar rëndësinë e vlerave që na bashkojnë: solidaritetit, mëshirës dhe respektit për njëri-tjetrin. Fitër Bajrami na fton të jemi më pranë njëri-tjetrit, të tregojmë mirësi e kujdes për ata që kanë më shumë nevojë, dhe të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë e më të bashkuar. Uroj që kjo festë t’ju sjellë gëzim, shëndet dhe begati në familjet tuaja”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info/
SHBA pezullon aplikimet për viza studentore nga të huajt
Jeton dhe Nexhat Vllasaliu dënohen me burgim të përjetshëm p...
Nga ofertat ekzotike te ‘Figo i Arabisë’ apo ‘vallëzimi i fu...
Ku është kufiri i solidaritetit të Gjermanisë me Izraelin?
Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërsh...
“Brenda një jave nëna me kancer, babai me infarkt dhe unë sh...