Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka kërkuar nga qeveria të ndihmojë bizneset dhe t’iu dale në ndihmë punëtorëve të sektorit privat.
Hamza në një konferencë për medie ku ka folur për dëmet ekonomike që i sjellë gjendja e krijuar nga pandemia e koronavirusit, ka treguar hapat që duhet të marrë Qeveria për tejkalimin e kësaj situate. Hamza ka thënë se qeveria duhet t’i stimulojë bizneset në mënyrë që të mos bankrotojnë.
Sipas tij, ndërmarrjet e vogla rrezikohen në qoftë se, nuk u paguhen pagat.
“Të gjithë të punësuarve në sektorin privat ju ka pamundësuar të realizojnë të ardhura për vetën dhe familjet e tyre. Shteti t’ua bëjë pagesat mbi një pagë minimale. Shteti ka pare, nuk është e saktë që janë shpenzuar rezervat. Ka para për me marrë masa stimuluesve dhe me u fokusu te sektori privat. Pagesën për pagat për aq sa zgjatë kjo, mbi pagën minimale dhe pjesë tjetër të jetë i stimuluar biznesi sepse rrezikohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, tha Hamza.
Hamza ka folur rreth buxhetit të vitit 2020 të qeverisë Kurti duke thënë se është procesuar në mënyrë klandestine dhe nuk i ka reflektuar nevojat e situatës aktuale.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/797204860688699/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...