Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se PDK ka pagur koston e aferës “pronto”.
Hamza, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se PDK ka paguar kosto për aferën “pronto”, por sipas tij partitë tjera e plasin shtetin.
“Nuk është mirë dhe unë nuk pajtohem me “pronto”. Por të jeni të sigurt se partitë tjera në emër të ç’kapjes së shtetit jo që e kapin shtetin por e plasin shtetin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hamza ka thënë se Vetëvendosje ka qeverisë me Prishtinën dhe Prizrenin duke përmendur sipas tij disa skandale.
“276 kontrata në vepër Vetëvendosje i ka pasur gjatë vitit 2017. 210 kontrata i ka pasur më vonë. Vetëvendosje në Prizren aktualisht i ka 62 të punësuar në kontratë mbi vepër”.
Ministri në detyrë i Financave ka thënë se Vetëvendosje sa ishte në pushtet në Prishtinë, pavarësisht se ka pasur 100 nevoja ka realizuar vetëm 57 % të buxhetit.
“Nuk mundet një parti të rregullojë këtë vend kur nuk ka vizion, nuk ka program dhe nuk ka ekip për të zbatuar programin”, tha ndër të tjera Bedri Hamza./telegrafi/
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...