Anëtari i kryesisë së PDK-së dhe kryetari i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Bedri Hamza ka thënë se koalicioni i ardhshëm duhet t’i ketë të paktën 80 vota në mënyrë që t’i çojë përpara çështjet e mëdha të vendit, sikurse është zgjedhja e Presidentit.
“Koalicioni i ardhshëm kur të bëhët duhet ti ketë të paktën 80 vota, përndryshe çdo numër tjetër do ta dërgonte vendin në zgjedhje prapë për shkak të zgjedhjes së presidentit”, tha Hamza në Kanal10.
Hamza po ashtu tha se ose duhet bërë riformatizimi i qeverisë, ose të shkojë vendi në zgjedhje, duke mos përjashtuar hyrjen e PDK-së në Qeveri.
Më tej Hamza ka thënë se qëndrimi i PDK-së në opozitë, iu ka shërbyer që te reflektojnë.
“Në momentin që i kemi humb zgjedhjet, i kemi pranu ato. Humbja në zgjedhje dhe qëndrimi në opozitë na ka shërby që t’i përmirësojmë gabimet dhe të reflektojmë ne si parti” ka thënë Hamza.
“Nuk e kemi pengu madje as procesin për formimin e koalicionit dhe qeverisë”, ka shtuar më tutje Hamza.
I pyetur nëse do PDK do të hyjë në koalicion me ndonjë parti në zgjedhjet e ardhshme, Hamza ka thënë se PDK nuk ka vija të kuqe me asnjë parti.
Ndryshe, zyrtarë të Partisë Demokratike e Kosovës, deri tani kanë mohuar mundësinë e hyrjes ë partisë së tyre në Qeverinë Hoti, duke thënë se brenda këtij subjekti politik se deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë.
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...