Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza i ka përmendur një nga një investimet që ai parasheh t’i bëj në sektorin e shëndetësisë.
Ai premtoi rritje të pagave prej 50 për qind të pagave për mjekët, infermierët dhe stafin tjetër shëndetësor, shkruan Arbresh.info.
Hamza po ashtu premtoi se në mandatit të tij, të gjithë qytetarët do të kenë sigurim shëndetësor.
“Investime në pajisje dhe teknologji moderne. Një buxhet të qëndrueshëm për sektorin e shëndetësisë, duke garantuar ilaçe dhe shërbime cilësore. Sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Hamza.
“Sindikata e Shëndetësisë nuk po kërkon asgjë më shumë sesa atë që mjekët e meritojnë: mbështetjen e duhur dhe kushtet që u mundësojnë të ofrojnë kujdes më të mirë dhe të shpëtojnë jetë. Unë i mbështes kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë për ta prioritizuar mirëqenien e atyre që kujdesen për ne”, shtoi ai./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir