Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për rritjen e çmimit të naftës dhe ndikimin e saj në koston e jetesës, ka kritikuar Qeverinë për qasjen e saj pasive ndaj situatës ekonomike.
Sipas tij, institucionet po qëndrojnë si vëzhgues përballë një krize që po rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët.
“Paramendojeni situatën kur ngritet çmimi i biletave – a beson dikush që, kur ulet nafta, kthehet edhe çmimi i biletave në nivelin paraprak? Jo, këto mbesin”, tha Hamza.
Ai shpjegoi se rritja e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera. Megjithatë, sipas tij, edhe kur çmimi i naftës bie, çmimet e tjera nuk reflektojnë këtë ulje dhe mbeten të larta.
“Kriza në të cilën ndodhemi është rezultat i faktorëve të jashtëm, por dallimi qëndron në faktin nëse qeveritë janë aktive dhe marrin masa, apo sillen si vëzhgues pasivë, si në rastin konkret. Dhe barrën e paguajnë qytetarët e vendit”, theksoi ai.
Hamza shtoi se rritja ekonomike e viteve të fundit nuk është reale, pasi është shoqëruar me rritje të inflacionit.
“Rritja e çmimeve dhe përkeqësimi i standardit të jetesës kanë sjellë varfërim të qytetarëve. Në shkurt të vitit 2026, krahasuar me shkurtin e vitit paraprak, varfërimi është rreth 6 për qind. Prandaj, ne e përkrahim çdo masë që shkon në drejtim të përmirësimit”, përfundoi Hamza./Arbresh.info
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...