Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë sot homazhe në Prekaz në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari, Hamëz Jasharit, Shaban Jasharit dhe të gjithë të rënëve të familjes heroike Jashari.
Përmes një postimi publik, Hamza tha se Prekazi mbetet vend i shenjtë i sakrificës dhe simbol i qëndresës për lirinë e Kosovës.
“Sot, në Prekaz, në vendin e shenjtë të sakrificës, nderuam komandantin legjendar Adem Jashari, Hamzën, bacën Shaban dhe të gjithë të rënët e familjes heroike Jashari”, ka shkruar Hamza.
Ai bëri të ditur se pas homazheve vizitoi edhe Rifat Jasharin në shtëpinë e familjes Jashari, të cilën e cilësoi si “kala të lirisë”, ku çdo rrëfim dhe çdo kujtim dëshmon për sakrificën e jashtëzakonshme për atdheun.
Hamza theksoi se në qëndrimin dhe fjalët e Rifat Jasharit ndjehet ende pesha e historisë dhe madhështia e një familjeje që e ktheu qëndresën në betim për liri.
Sipas tij, sakrifica e familjes Jashari mbetet një amanet i përhershëm për të gjithë qytetarët që ta ruajnë dhe ta forcojnë Kosovën për çdo brez.
“Lavdi e përjetshme komandantit Adem Jashari dhe gjithë të rënëve të familjes Jashari”, ka përfunduar Hamza.
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...