Partia Demokratike e Kosovës e ka prezantuar kryetarin e saj, Bedri Hamza, si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, në Konventën e kësaj partie.
Me këtë rast Hamza prezantoi vizionin e tij për ta udhëhequr ekzekutivin e vendit.
“Faleminderit për mbështetjen, energjinë dhe besimin tuaj. Kosova meriton të jetë më mirë. Dhe ne do ta bëjmë ma të mirë! Sepse, ne do të ecim bashkë, përpara. Bashkë, përpara është edhe sllogani ynë në këto zgjedhje. Sepse, ky është drejtimi ynë. Ky është misioni ynë. Sepse bashkimi, duke u bërë bashkë rreth vlerave, parimeve dhe politikave, është ‘pjesa që mungon’ në mozaikun e Kosovës, e cila po na mban të ndarë. Shteti përparon duke u bashkuar, jo duke u përçarë. Këtë e dimë. Dhe e dimë se në Kosovë mund të bëhet ma mirë vetëm me ne të bashkuar”, ka thënë Hamza.
Ai tha viti 2025 ishte vit i jostabilitetit dhe vit i përçarjeve politike. Hamza shtoi se në 2026 duhet të bashkohemi për stabilitet ekonomik, politik e shoqëror.
“Viti 2025 ishte viti i pestë pa presidentin Thaçi, kryetarin Veseli, bacin Jakup e Rexhën në Kosovë. Por, në vitin 2026 edhe ata do të rikthehen pranë nesh, pranë familjeve të tyre, në shtetin e tyre. Në vitin 2026, të gjithë duhet të jemi bashkë…Në vitin 2025 u përballëm me rritje të lartë të çmimeve! Pagat dhe pensionet mbetën të njëjta dhe standardi i jetës u përkeqësua. Le ta përmirësojmë këtë gjendje”, ka thënë Hamza.
Në fjalimin e tij, Hamza ka prezantuar edhe shtyllat kryesore të programit të PDK-së, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, reforma në drejtësi, arsim e shëndetësi bashkëkohore, mbrojtjen e ambientit, zhvillimin e energjisë dhe infrastrukturës, si dhe sigurinë kombëtare dhe integrimin në NATO e BE
Në Konventën e Partisë Demokratike është paraqitur edhe lista zgjedhore e 110 kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit./rtk
Pas dy fitoreve radhazi, Vëllaznimi mposhtet në Gjakovë nga ...
Basha në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drej...
Fitore në stilin kampion, Trepça arrin të triumfoj me rikthi...
KFOR-i dhuron pajisje për Departamentin e Zjarrfikësve të Pr...
Kurti falënderon FBI-në: Aktakuza për shpërthimin në Ibër-Le...
Vjen momenti i Edon Zhegrovës, ylli dardan e nis nga minuta ...