Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it, përmes Bashkëpunimit Civil-Militar (CIMIC) dhe Ekipit për Monitorim dhe Liaison (LMT), mori pjesë në një ceremoni zyrtare dorëzimi për të prezantuar pajisje zjarrfikëse për Departamentin e Zjarrfikësve të Komunës së Prishtinës.
Donacioni i KFOR-it përmirëson aftësinë e zjarrfikësve për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj emergjencave, duke rritur sigurinë e zjarrfikësve gjatë operacioneve të vështira dhe duke mbrojtur njerëzit që jetojnë në të gjithë Kosovën.
“Në përputhje me mandatin e KFOR-it, aktivitetet e CIMIC-it synojnë të promovojnë mirëqenien e të gjithë njerëzve në Kosovë duke mbështetur institucionet lokale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...