Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar listën e kandidatëve të PDK-së për asamble komunale për zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai ka bërë me dije se lista e kandidatëve të PDK-së në Mitrovicë përfaqëson denjësisht çdo lagje, çdo fshat dhe çdo qytetar.
Hamza ka lavdëruar edhe kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili gjatë këtij mandati ka qenë nënkryetar i tij.
Sipas tij, Mitrovica duhet të udhëhiqet nga Arian Tahiri.
“Lista e kandidatëve të PDK-së në Mitrovicë përfaqëson denjësisht çdo lagje, çdo fshat, çdo grupmoshë dhe çdo qytetar. Është një listë me emra premtues, me plot integritet, përvojë e profesionalizëm, që me ndershmëri do t’i shërbejnë qytetit tonë. Mitrovica duhet të udhëhiqet nga njerëzit që e ndjejnë këtë qytet! Mitrovica duhet të udhëhiqet nga Arian Tahiri, i cili qytetin e ka në zemër dhe qytetarin në mendje! Ecim përpara së bashku!”, ka shkruar Hamza.
Pas tensioneve, lojtarët madrilen i dalin në krah trajnerit ...
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë