Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza sot ka vizituar Zërin e Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se një shoqëri e drejtë ndërtohet mbi mundësinë e qasjes për të gjithë, shkruan Arbresh.info,
“Nuk mund ta kemi një Kosovë moderne, nëse hapësirat publike, institucionet shtetërore dhe rrugët tona nuk janë të qasshme për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Hamza.
“Zëri i Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, i prindërve dhe aktivistëve që çdo ditë japin kontribut të jashtëzakonshëm për një Kosovë më gjithëpërfshirëse, do të dëgjohet në qeverinë time”, shtoi ai.
“Ky zë nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje! Dhe personat me aftësi të ndryshme nuk do të mbeten kurrë pa mbështetje!”, ka thënë Hamza./Arbresh.info/
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...
Zyrtare: Jep dorëheqje presidenti i Federatës së Italisë