Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se Demaçi ishte qëndrestari i pathyeshëm, simboli i guximit dhe i sakrificës, mbrojtësi më i madh i të drejtave të njeriut dhe i dinjitetit kombëtar.
“Ai i kaloi pothuajse tri dekada të jetës në burg, por vetëm fizikisht, sepse angazhimi i tij për çështjen kombëtare është dëshmi e pathyeshmërisë së shpirtit që nuk u dorëzua kurrë përballë padrejtësisë. Mirënjohje, respekt dhe lavdi veprës së Adem Demaçit!”, ka shkruar ai./Arbresh.info
