Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarët e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, ku ka ritheksuar mirënjohjen e përjetshme për sakrificën e tyre dhe zotimet konkrete të PDK-së për mbrojtjen e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe përkrahjen e kategorive të dala nga lufta.
Duke iu drejtuar veteranëve, Hamza tha se ata janë Kosova, mburoja e këtij shteti dhe arsyeja pse sot jemi të lirë.
“Pa sakrificën tuaj nuk do të kishte Republikë të Kosovës”, tha Hamza.
Takimi u mbajt në një ditë me simbolikë të veçantë, përvjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, si dhe në ditën e themelimit te Ushtrisë së Kosovës.
“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ushtrisë që nisi nga ju e me ju, ishte mënyra më e mirë për ta ruajtur dhe nderuar kujtimin e dëshmorëve të UÇK-së”, shtoi Hamza.
Në pjesën qendrore të fjalimit, kryetari i PDK-së foli për proceset gjyqësore në Hagë, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe politike.
Ai u shpreh prerë se asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, dhe as ata në Hagë nuk janë vetëm, duke shtuar se PDK beson në kthimin e tyre si fitimtarë e krenarë në mesin tonë.
Ai kritikoi ashpër qasjen e qeverisë aktuale dhe politikanëve që, sipas tij, relativizojnë luftën e UÇK-së: “Me UÇK-në nuk luhet! Ose je me të, ose je kundër saj! Kush e sulmon UÇK-në, sulmon shtetin”, ka thënë Hamza
Në aspektin programor, Hamza prezantoi zotime konkrete për veteranët dhe familjet e dëshmorëve, duke premtuar rritje prej 50% të mbështetjes financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, si dhe rritje të pagave dhe pensioneve.
“Liria nuk jeton me fjalë, por me punë, me vepra dhe me mbështetje”, tha ai .
Në fund, Bedri Hamza e cilësoi 28 dhjetorin si një betejë politike për dinjitet dhe bëri thirrje për mobilizim qytetar: “Më 28 dhjetor: ose e mbrojmë UÇK-në, ose ajo mbetet nën mëshirën e atyre që votuan kundër veteranëve”, duke ftuar qytetarët të votojnë PDK-në dhe numrin 130 .
“Bashkë për UÇK-në. Përpara për Kosovën”, ishte mesazhi përmbyllës i kryetarit të PDK-së në këtë takim solemn./Arbresh.info
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë