Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim të madh edhe me qytetarët e Rahovecit.
Hamza ka thënë se vreshtarët, verëtarët dhe gjithë qytetarët e Rahovecit, e dinë kënd e kishin krah pune e kush iu ka ndihmuar sa herë që kanë pasur nevojë.
“Entuziazëm gjithandej nëpër Kosovë. Besim kudo në mesin e qytetarëve. Këto i pashë edhe në Rahovec, në mesin e këtyre punëtorëve të mëdhenj e patriotëve të dëshmuar. Rahoveci po i bashkohet përpjekjeve tona për ta bërë Kosovën më të mirë. Vreshtarët, verëtarët dhe gjithë qytetarët e Rahovecit, e dinë kënd e kishin krah pune e kush iu ka ndihmuar sa herë që kanë pasur nevojë. Ata e dinë që ne jemi adresa e zgjidhjes së problemeve të tyre. Ne jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, ekonomisë dhe zhvillimit të Kosovës. #MaMirë për Rahovecin. #MaMirë për Kosovën.”, ka shkruar Hamza.
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media