Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të fushatës elektorale, ka mbajtur tubim në Prizren, ku shpalosi platformën e tij për gratë dhe vajzat.
Hamza në këtë tubim tha se, programi i Partisë Demokratike të Kosovës, fokusohet për ta bërë një Kosovë, ku çdo grua dhe vajzë do të ndihet e fuqizuar dhe e mbështetur, derisa tha se punësimi i grave mbetet prioritet i lartë.
Ai theksoi se bizneset që punësojnë gra do të mbështeten me grante dhe subvencione.
Nder të tjera, Hamza theksoi se synojnë të ndërtojnë një shoqëri pa stereotipe ku çdo grua dhe vajze ndjehet e lirë t’i ndjek ëndrrat.
Kryetari i degës së PDK-se në Prizren, Shaqir Totaj, tha se pozita e gruas në shoqëri është determinuese sa e zhvilluar është ajo. Totaj u shpreh i bindur se me fitoren e Bedri Hamzes, pozita e gruas në shoqëri do të jetë edhe më e mirë.
Në këtë tubim prezantuan edhe kandidatet për deputete që vijnë nga Prizreni./Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim