Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në tubim me banorët e Mitrovicës deklaroi se Kosovës i duhet qeveri që adreson nevojat e qytetarëve.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza në tubimin e sotëm elektoral me banorët e Mitrovicës deklaroi se Kosovës i duhet qeveri që adreson nevojat e qytetarëve.
Hamza u zotua se Mitrovica me të në qeveri do të bëhet me spital të ri e zhvillim ekonomik. Ai po ashtu premtoi, rritje të pagave dhe pensioneve për të gjitha kategoritë prej 50 përqind në fillim të mandatit të tij .
“Me mua kryeministër Mitrovica do të ketë spital të ri regjional me gjithë infrastrukturën e nevojshme. Do të ketë investime edhe në Qendrën Klinike Universitare, pajisje të reja e infrastrukturë moderne, sistemin e informacionit (SISH-in), sigurime shëndetësore dhe i siguroj e garantoj që të gjithë njerëzit me sëmundje kronike, personat e moshuar do të kenë gjithmonë furnizim me barëra pa pagesë. Drejtësi për të gjithë, askush mbi ligjin, politika larg drejtësisë, shteti në funksion dhe përkrahje”, tha ai.
Hamza tutje shtoi se pjesëmarrja masive e qytetarëve në tubimet e PDK-së garanton fitoren e subjektit që ai drejton dhe atij postin e kryeministrit, andaj u premtoi mitrovicasve lehtësira për të të bërit biznes, jetë më të mirë e shtet të sigurt.
“Ne do të ndërmarrim reforma për krijimin më të mirë për biznese, edhe reformën e TVSH-së, edhe përkrahjen për bizneset prodhuese dhe inovative, edhe përkrahje për gjithë fermerët, edhe përkrahje përmes përkrahjes me subvencione dhe grante edhe përkrahje për gjithë ato ndërmarrje, të cilat investojnë më shumë se 500 mijë euro dhe punësojnë më shumë se 50 punëtorë dhe përmes kësaj ne kontribuojmë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Sigurisht se ne i adresojmë edhe nevojat e të punësuarve në sektorin privat. Do ta themelojmë fondin e papunësisë që në rast se dikush e humbë vendin e punës jo ditën e parë por në muajin e parë të brengoset se a do të ketë të paguajë faturat e energjisë, shpenzimet për mbijetesë, me shku në asistencë sociale. Por ne do t’i garantojmë 80 përqind të pagës për gjashtë muaj”, tha ai.
Anëtarësim në NATO, Këshill të Evropës e Be, njohje të reja e rikthim i partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin disa nga premtimet tjera të Hamzës në Mitrovicë.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...