Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarë në Istog.
Hamza ka premtuar para qytetarëve në Istog se do të jetë përkrah çdo qytetari anekënd vendit.
“Për studente dhe studentë, që është investimi më i duhur, 25 milionë euro për bursa çdo vit, për shkollim brenda dhe jashtë Kosovës. Për çiftet e reja, ne premtojmë dhe i qëndrojmë prapa, 100 euro për të gjitha ato çifte, të cilat nuk kanë mundësi t’i çojnë fëmijët e tyre në çerdhet publike. Do të subvencionohen në baza mujore ata që i çojnë fëmijët në çerdhe private. Kjo me qëllim që të ndihmohen nënat e reja, që të kenë mundësi të shkojnë në punë dhe të mos shqetësohen për fëmijët e tyre dhe fëmijët e tyre të kenë përkujdesjen e nevojshme”, ka thënë Hamza./Arbresh.info/

Vance: Trump ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...