Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar sot 37-vjetorin e grevës së madhe të minatorëve të Trepçës, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme të qëndresës kombëtare.
Në një postim publik, Hamza theksoi se minatorët, duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit, u shndërruan në simbol të guximit dhe solidaritetit. Sipas tij, sakrifica e tyre ishte frymëzim i fuqishëm në rrugën e Kosovës drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë.
Ai nënvizoi se sot përgjegjësia institucionale dhe qytetare është ruajtja, forcimi dhe zhvillimi i shtetit të Kosovës, duke garantuar drejtësi, barazi dhe mundësi për çdo qytetar, pa dallim.
“Mirënjohje e përhershme për minatorët tanë”, ka përfunduar Hamza, duke rikujtuar rolin historik të tyre në momentet kyçe të historisë së vendit.
Astronautët shkruajnë histori, arrijnë distancën më të largë...
Kimmich: Real Madrid dhe Bayern Munich janë klubet më të mëd...
Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...