Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se “opozita nuk është e bashkuar dhe nuk është një subjekt politik”.
Hamza e kundërshtoi këtë qasje, duke thënë se bashkëpunimi mes partive opozitare nuk do të thotë asimilim apo shkrirje e një force politike në tjetrën.
“Askush s’po i thotë, as s’po i kërkon, as s’mundet e as nuk ka të drejtë nesër prej neve të PDK-së me ul në një tavolinë me një subjekt politik, edhe më i thanë hajde shkriju në PDK. Ti s’po e thirr për ata. Hajde bëhemi partner në qeverisje. Haje ulemi në tavolinë”, ka thënë Hamza në Debat Plus.
Më herët në Debat Plus, Hamza u shpreh se PDK-ja e sheh si më të natyrshëm një bashkëpunim me LDK-në, koalicionin AAK-Nisma dhe deputetët e komuniteteve joshumicë.
Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...
Selimi: Jam besimplotë se drejtësia do të na kthej në atdhe ...
Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkenc...