Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritjen e pensioneve për qytetarët e Kosovës, duke theksuar se kjo masë është e domosdoshme për të mbështetur ata që kontribuan në zhvillimin e vendit.
Hamza ka deklaruar se pensionet e moshës do të rriten me 70%, ndërsa pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen në varësi të viteve të përvojës së punës.
“Pensionet e moshës do të rriten 70%. Pensionet kontributdhënëse do të rriten dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. Duke e rritur kujdesin për pensionistët tanë, ne nderojmë sakrificat e tyre dhe sigurojmë që shoqëria jonë të mbetet e kujdesshme dhe e drejtë për të gjithë qytetarët e saj. Kosova mundet ma mirë për pensionistët!”, tha ai./Arbresh.info
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore
Nis gjyqi ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit pë...