Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë qëndrimit në qytetin e Shtimes, ka pasur një tubim edhe me gratë e kësaj komune.
Hamza ka thënë se gratë në Kosovë do të mbështeten me projekte konkrete, që ato të kenë hapësirë dhe mundësi për një jetë aktive ekonomike, sociale, kulturore dhe arsimore, përcjell Arbresh.info.
“Për gratë, 30% subvencione për të gjitha ato që dëshirojnë me zgjeru biznesin. Për ato që dojnë me hapë biznes për herë të parë, përkrahje me grante, para pa kthim. Kanë me i prezantu idetë e tyre, vizionin e tyre, financimin fillestar ka me garantu shteti”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se familjet dhe nënat e reja do të mbështeten edhe me nga 100 euro në muaj si subvencione për fëmijët që detyrohen t’i regjistrojnë në çerdhet private, për shkak të pamundësisë së regjistrimit të tyre në çerdhet publike.
“Për nënat e reja të cilat kanë nevojë me i çu fëmijët në çerdhe dhe kapacitetet në shumë komuna të Kosovës në çerdhe publike nuk janë të mjaftueshme, çdo muaj për secilin fëmijë nga 100 euro subvencionim kanë me pas prej shtetit”, ka thënë Hamza.
Ai sot i ka takuar edhe banorët e Reçakut, ku ka thënë se mbetet një kujtesë e përhershme e nevojës për drejtësi.
Hamza ka thënë se Reçaku është një thirrje për të mos harruar, por edhe për të punuar shumë për një të ardhme më të mirë./Arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...