Ministri i Financave Bedri Hamza është takuar sot me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës Idriz Blakaj, ku biseduan për gjendjen e Komplekseve Memoriale në Kosovë, me theks të veçantë Kompleksin memorial të familjes Jashari.
Ministri Hamza e njoftoi drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës Idriz Blakaj për gjendjen financiare dhe e garantoi atë se sa i përket anës financiare për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial të familjes Jashari nuk do të mungojë asnjëherë.
Ai gjithashtu tha se aktualisht janë në gjendje një milionë euro të cilat janë në shfrytëzim, dhe se për mjetet shtesë, të cilat duhen për realizimin e projektit për kompleksin Adem Jashari do të ndahen sipas kërkesës dhe nevojave që do të ketë kjo Agjenci.
Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës Idriz Blakaj falënderoi Ministrin Hamza për gatishmërinë e tij për të mbuluar financiarisht shpenzimet sa i përket memorialeve në përgjithësi në Kosovë, në veçanti Memorialin e familjes Jashari.
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...
Britani/ Mbi 41,000 emigrantë kaluan La Manshin në 2025
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...