Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se qeveria e re që do të udhëhiqet nga kjo parti do të angazhohet që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare t’i heqin sa më shpejt masat sanksionuese ndaj Kosovës, me qëllim që vendi të përfitojë nga projektet e përafrimit me BE-në.
Në një postim në Facebook, Hamza ka bërë të ditur se këtë çështje dhe perspektivën evropiane të Kosovës e ka diskutuar gjatë një takimi me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj dialogut të hapur me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se qëllimi mbetet një Kosovë më e zhvilluar dhe e integruar në familjen evropiane.
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump
Ursula von der Leyen bisedë telefonike me presidentin e Liba...