Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, kritikoi miratimin e Ligjit për Buxhetin 2020 në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur dje.
“Derisa ne kemi qenë në Grupet Parlamentare duke diskutuar, ata kanë shfrytëzuar situatën dhe në mënyrë klandestine e kanë futur buxhetin për votim. As deputetët e opozitës dhe as ata të pozitës nuk kanë pasur mundësi të japin ndonjë mendim lidhur me dokumentin që kanë sjellë”.
Hamza tha se qeveria paraprake ne aspektin makrofiskal ka lënë gjendje stabile.
Ai gjithashtu theksoi se ka një shpërputhje midis premtimeve që kishin dhënë partitë në pozitë, programit qeverisës që kanë paraqitur dhe buxhetit.
“Gjithçka çka kanë deklaruar në fushatë zgjedhore dhe e kanë vendosur në program të qeverisë por nuk është reflektuar në buxhet, janë dëshira. Këta po flasin në mënyrë dëshirore”.
Hamza tha se nuk janë paraparë mjete për rritje të pensioneve, për familjet me asistencë sociale, shtesat për fëmijë etj.
Ai foli edhe për situatën e krijuar pas pandemisë globale së koronavirusit, që tashmë ka prekur edhe Kosovën, duke thënë se 10 milionë euro të ndara për këtë çështje janë pak, përderisa propozoi rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1057358641295686/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...