Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi, ka zgjedhur t’i përgjigjet me një status të gjatë në Facebook deputetit Driton Selmanaj.
Matoshi i ka kujtuar Selmanjt kujtesen afatshkurtër dhe i ka thënë se rrëzimi i qeverisë dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme do të të thotë që si pjesë e legjislativit bie dhe ai.
“Së pari, deputeti Selmanaj si i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Republikës, duhet me e ditë se rënia e Qeverisë e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, pra bie edhe legjislativi, pra edhe vet ai!
A dmth. kjo se populli që e ka zgjedhur po ashtu duhet me festu râmjen e tij?”
Matoshi i ka bërë thirrje deputetit Selamanaj që mos të ngutet për me shpallë festa.
Së dyti, deputeti Selmanaj ngutët për me shpall festa, ngase paragjykon një Qeveri më të mirë, me gjasë, por çka nëse Qeveria e re mund të jetë më e paqëndrueshme ose në thelb devijon!?
A do të thotë kjo se Dritoni, ose nji dikush tjetër, rënien e saj duhet me e shpallë rishtas festë zyrtare!???
Ai ka kujtuar se vulën e kësaj Qeverie t’prime nga Ramush Haradinaj, do ta mbajnë përjetësisht vendimet madhore si De legjitimimi i idesë së korrigjimit/ndryshimit të kufijve të vendit, Tarifat 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja ruajtja e sovranitetit të Kosovës si dhe marrëdhëniet bilaterale dhe strategjike me Gjermaninë.”
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Matoshit:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2108890719415863&id=100008848660199
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Liverpooli përgatit goditjen e madhe, synon yllin e madh ang...
Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i ...
Hoti për Rugovën: Në kohë të errëta, zgjodhi mençurinë mbi u...
Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me ...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...