Serbia mund ta padis Kosovën në Arbitrazh Taksa mbrojtëse 100% për Serbinë dhe BH është vendim irracional dhe duhet korrigjuar.
Kështu u shpreh nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Hailti në emisionin Argument Plus.
Ai konsideron se Qeveria duhet të gjejë një rrugë të mesme për të mos u futë në konflikt me BE-në si pasojë e kësaj takes, ndërsa thekson se Serbia në bazë të marrëveshjes CEFTA ka të drejtë të padisë Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit.
Qeveria e Kosovës mori vendim që ta rris taksën produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, nga 10 për qind sa ishte me vendimin e kaluar në 100 për qind, për produktet që hyjnë në Kosovë nga këto dy shtete.
Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte thënë se një vendim i tillë ka qenë i domosdoshëm dhe ka vlerësuar se shteti serb në vazhdimësi nuk e ka zbatuar Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) në raport me Kosovën.
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...