Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.
Ai në intervistën dhënë për “Blic Intervistë” ka theksuar se nuk duhet të rrëzohet qeveria e Kosovës. Sipas tij, qeveria është duke funksionuar dhe se nuk ka nevojë vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
“Unë kam qenë edhe kundër rrëzimit të qeverisë Mustafa”, tha Haliti. Sipas tij edhe këta (LDK e VV) që po kërkojnë rrëzimin e qeverisë, nuk i kanë numrat.“Edhe zgjedhjet e reja nuk do të prodhojnë diçka të re”, tha Haliti.
Duke e komentuar deklaratën e Lutfi Hazirit se PDK i ka bërë ofertë LDK-së për të hyrë në Qeveri, ai u përgjigj duke thënë se kjo nuk është e vërtetë. Haliti ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje, atëherë PDK do të dalë e para.
“Nuk u frikësohemi zgjedhjeve. Do të dalim partia e parë kurdo qa do të ketë zgjedhje”, ka thënë Haliti.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër