“Me këto rrethana që kemi unë personalisht nuk pres që të kemi epilog pozitiv”.
Ky është vlerësimi i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës (nga radhët e PDK-së), Xhavit Haliti, lidhur me fatin e Demarkacionit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ndonëse versioni aktual i kësaj marrëveshjeje, bashkë me raportin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare (i cili konstaton se humbet territor nga versioni i tanishëm) janë dërguar në Kuvend, Haliti ka thënë se ende nuk mund të dihet se kur kjo marrëveshje do të dalë para deputetëve për votim.
Gjatë një interviste Haliti ka deklaruar se duhet të shihen se cilat mund të jenë pasojat po që se Demarkacioni del në votim dhe dështon të ratifikohet.
Për të mos ndodhur një gjë e tillë, sipas tij, duhet angazhim maksimal i të gjithë krerëve të partive politike drejt bindjes së deputetëve të tyre.
Mirëpo Haliti ka bërë të ditur se problemi aktualisht qëndron tek fakti që në Parlament ndodhen dy alternativa të Demarkacionit. Si rrjedhojë e kësaj, siç ai është shprehur, duhet të shihet se çka do të procedohet./Gazeta Zëri/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...