Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka apeluar te qytetarët që të kenë parasysh rrezikun që mund ta shkaktoj qarkullimi i pakontrolluar dhe lëvizjet e panevojshme, e posaqërisht grumbullimi i njerëzve, në përhapjen e virusit Covid19.
“Andaj, edhe pse lajmi i mirë që 77 vjeçari nga Stublla tash më është shëruar dhe ka rezultuar negativ dhe gjendja shndetsore e të tjerëve është e mirë dhe drejt normalizimit, megjithatë kujdesi dhe vigjilenca qytetare për ti’u shmangur turmave dhe levizjeve duhet të jetë në nivelin e duhur. Apelojm që të mbahet distanca, por edhe të kufizohet lëvizja e qarkullimit, të paktën edhe në këto tri javët e ardhshme, në mënyrë që ta tejkalojm këtë situatë me sa më pak të infektuar dhe pasoja”, ka thënë Haliti.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...