Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se Kosova i ka kryer të gjitha obligimet sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale derisa ka thënë se Brukselit i ka mbetur vetëm trajnimi i gjyqtarëve.
“Në Kosovë nuk ka ndonjë çështje të pazgjidhur. Deri tash të gjitha çështjet janë miratuar në Kuvend dhe janë dërguar në Bruksel. Tani ka mbetur që Brukseli të bëjë rekrutimin e gjyqtarëve”, ka thënë Haliti, për REL.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se të gjitha veprimet për formimin e Gjykatës Speciale janë ndërmarrë, duke respektuar ligjet e Kosovës dhe rregulloret e veçanta.
Andaj, ka vijuar ai, nuk ka asnjë arsye që institucionet e Kosovës të mos bashkëpunojnë me këtë gjykatë.
Haliti tha se askush nuk e ka dëshiruar një gjykatë të tillë. Por, ai beson se puna e kësaj gjykate do të dëshmojë edhe një herë se lufta të UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë.
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit